66-vjeçari gjendet i pajetë në shtëpinë e tij në Kërçovë

Një 66-vjeçar nga Kërçova është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij, pasi vajza e tij 32-vjeçare nga Manastiri raportoi se prej disa ditësh nuk kishte arritur të kontaktonte me të.

Rasti është raportuar më 10 tetor 2026, rreth orës 16:45, në Stacionin Policor në Kërçovë.

Pas denoncimit, policia ka dalë në vendngjarje dhe e ka gjetur burrin pa shenja jete. Sipas informacioneve fillestare, në trupin e tij nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune.

Vdekja është konstatuar nga ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes.