Në puntatën e kësaj të premteje, moderatori Luiz Ejlli riktheu një batutë ku përmendej edhe Beatrix Ramosaj.
E ftuar në emision ishte tezja e këngëtares, Albërie Hadërgjonaj. Gjatë transmetimit, Luizi tentoi ta telefononte Beatrixën, por ajo nuk u përgjigj.
Më pas, Albëria telefonoi motrën e saj, Antigona Ramosaj, me të cilën Luizi zhvilloi një bisedë telefonike.
Luizi: Antigon. Dua të të them vetëm dy gjëra. E para, ku mund ta gjejmë Beatrix-ën?
Antigona Ramosaj: Beatrixa është në Miami për momentin, po merret me disa projekte. I ka bërë shumë mirë Amerika.
Luizi: Edhe mua më ka bërë punë Amerika. Njerëzit i kam andej, vetë jam këtu. Tani dëgjo, unë kam bërë një batutë me Beatrix-ën, ku ka përmendur edhe Kiarën time.
E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixi. Nëse është mërzitur, sinqerisht i kërkoj falje, të duam shumë. Je shumë vajzë e mirë. A mundesh që kur të vijë nga Miami, t’i japësh Beatrixës një përqafim të madh nga unë dhe Kiara?
