Pas qarkullimit të videove intime në rrjetet sociale, këngëtarja Eli Fara ka bërë një tjetër reagim publik, duke shpërndarë në Instagram Story një mesazh nga një ndjekës.
Në mesazh shprehet mbështetje për këngëtaren dhe dënohet publikimi i materialeve private. Ndjekësi përmend edhe kompozitorin Adi Hila, duke ngritur akuza lidhur me realizimin dhe shpërndarjen e videos.
“Dhe Adi Hila, që ka bërë videon, ka bërë pikërisht atë që do të bënte thuajse çdo mashkull shqiptar, për t’u mburrur me shokët apo miqtë se me çfarë femrash merret”, thuhet në mesazhin që Eli Fara ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e saj.
Reagimi vjen në një kohë kur publikimi dhe qarkullimi i materialeve private ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale.

