Më 4 tetor 2026, rreth orës 16:26, në Tetovë, zyrtarët policorë të Stacionit Policor Tetovë kanë privuar nga liria T.M. (28) nga Tetova.
Sipas policisë, ndaj tij ka pasur një raportim paraprak nga bashkëshortja e tij 24-vjeçare, e cila ka deklaruar se gjatë një incidenti në shtëpinë familjare, ai ka hedhur një send në drejtim të saj, duke i shkaktuar lëndime.
28-vjeçari është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.
