Dy 14-vjeçarë lëndohen rëndë në aksident në Gostivar

Dy 14-vjeçarë kanë pësuar lëndime të rënda në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:10 në kryqëzimin e rrugëve “Kej Vardar” dhe “Tode Bogdanovski” në Gostivar.

Në aksident janë përfshirë tre automjete – dy “Golf” dhe një “BMW”, ndërsa është dëmtuar edhe një “Passat” që ishte i parkuar.

Pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën Urgjente të Gostivarit, dy të miturit janë transportuar për trajtim të mëtejshëm në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup.

Me lëndime trupore kanë mbetur edhe dy drejtuesit e automjeteve “Golf”, si dhe dy pasagjerë të tjerë.

Policia ka kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes, ndërsa vijojnë procedurat për zbardhjen e plotë të aksidentit.