Policia arreston 21-vjeçarin nga Senakosi, zbulohet çfarë kishte në BMW

Më 30 shtator 2026, rreth orës 22:00, në fshatin Bogovinë, zyrtarët policorë të Njësisë Policore Kamjan kanë ndaluar një 21-vjeçar nga fshati Senokos.

Gjatë kontrollit të automjetit BMW me targa të Gostivarit, të cilin e drejtonte A.M. (21), policia ka gjetur dhe konfiskuar një sasi marijuane.

I riu është ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij pritet të vijojë procedurë përkatëse.