Aktorja e njohur Julia Iliriani ka reaguar pas spekulimeve që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, duke mohuar çdo lidhje të saj me disa video intime që po shpërndahen online.
Iliriani shprehet e revoltuar që emri i saj është përfshirë në diskutime të tilla dhe kërkon që jeta private e artistëve të respektohet.
“Nuk kam asnjë lidhje me ato video që po qarkullojnë”, ka deklaruar aktorja, duke shtuar se aludimet kanë shqetësuar edhe njerëzit e saj të afërt.
Ajo u ka bërë apel personave që kanë përfshirë familjarët e saj në këtë çështje që të ndalojnë dhe të respektojnë privatësinë e tyre.
