Paralajmërimi i Filipçes: “Mund të përballemi me krizë ekonomike”

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka ngritur shqetësime për gjendjen financiare të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor (PIOM), duke pretenduar se boshllëku buxhetor është dyfishuar brenda dy viteve dhe ka arritur në rreth 1 miliard euro.

“Një miliard euro mungojnë për të paguar pensionet dhe shteti duhet t’i sigurojë ato. Kur ekonomia nuk funksionon, ku do t’i gjejë paratë? Nga kreditë”, deklaroi Filipçe.

Ai tha se edhe deficiti i buxhetit qendror po thellohet dhe kritikoi rritjen e huamarrjes për mbulimin e detyrimeve, duke paralajmëruar për rreziqe më të mëdha ekonomike.

Filipçe e lidhi gjithashtu situatën ekonomike me politikën e integrimit evropian, duke pretenduar se largimi nga rruga evropiane mund të sjellë më pak mundësi për financim nga BE-ja. Këto janë vlerësime dhe pretendime të kryetarit të LSDM-së.