Masa ndaj shefes së SHISH, Berisha: “Ka shkelur betimin dhe ligjin”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të GJKKO-së për pezullimin nga detyra dhe arrestin në shtëpi të drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, në kuadër të hetimeve të SPAK për dosjen e AKSHI-t.

Në një konferencë për mediat, Berisha pretendoi se ky është një rast i paprecedentë dhe akuzoi Hysenin se ka shkelur betimin dhe ligjin.

Berisha tha gjithashtu se Hyseni, pasi mori drejtimin e SHISH në vitin 2023, kishte zhvilluar një vizitë në Beograd, duke e paraqitur këtë si pjesë të kritikave të tij ndaj saj.