Pas deklaratave dhe përplasjeve të fundit, Gani Geci dhe Qëndrim Kryeziu, nipi i Azem Sylës, janë takuar për një kafe në Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur Kryeziu përmes një postimi, ku ka treguar se pas sqarimeve me Gecin kanë diskutuar edhe për videon e publikuar së fundmi.
Sipas Kryeziut, mungesa e pjesës së fundit të videos kishte sjellë keqkuptime. Ai tha se pas sqarimit të situatës, të dy i kanë kërkuar falje njëri-tjetrit dhe kanë vazhduar raportet si më parë.
“Për shkak se mungon pjesa e fundit, e cila ishte prerë nga ata që e kishin dërguar, ku thotë se e ka vrarë Serbia, i kërkuam falje njëri-tjetrit dhe vazhduam ashtu siç kemi qenë edhe më herët”, ka shkruar Kryeziu.
