Ledri Vula i bashkohet protestës në Prishtinë, shihet pranë Endrit Thaçit

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë po mbahet protesta kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Tubimi është pjesë e protestave që po zhvillohen prej disa ditësh në kryeqytet.

Në mesin e pjesëmarrësve është parë edhe Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, ndërsa pranë tij është parë këngëtari Ledri Vula.

Protestuesit kanë shprehur mbështetje për ish-pjesëtarët dhe ish-krerët e UÇK-së, ndërsa në fillim të tubimit është shpalosur edhe një flamur i madh kombëtar me stemën e UÇK-së.