Sarah Berisha flet për ndarjen: “Disa gjëra janë të shkruara të mos zgjasin”

Pas disa javësh aludimesh në rrjetet sociale për një krizë në marrëdhënien e tyre, Sarah Berisha ka konfirmuar se ajo dhe DJ PM i kanë dhënë fund lidhjes.

Çifti u njoh dhe e nisi lidhjen gjatë eksperiencës në Big Brother VIP Albania, duke u bërë ndër çiftet më të komentuara në rrjetet sociale.

Dyshimet për ndarjen nisën disa javë më parë, pasi dyshja nuk e ndiqte më njëri-tjetrin në Instagram.

Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje me ndjekësit, Sarah u pyet nëse vazhdonte të ishte në lidhje me DJ PM. Ajo konfirmoi se janë ndarë prej disa muajsh, duke sqaruar se ndarja kishte ndodhur shumë përpara se lajmet të qarkullonin publikisht.

“Jo, ne nuk jemi më bashkë. U bë disa muaj që jemi ndarë”, tha Sarah, duke shtuar se edhe kur një marrëdhënie përfundon, është e rëndësishme të ruhet respekti për njëri-tjetrin.

Influencerja tha gjithashtu se këtë sqarim e ndiente të nevojshëm për njerëzit që i kanë mbështetur dhe ndjekur gjatë gjithë rrugëtimit të tyre.