Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, po merr pjesë në dialogun strategjik mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Maqedoninë e Veriut, që po zhvillohet në Uashington si pjesë e delegacionit qeveritar.
Gjatë këtij takimi, Durmishi pritet të diskutojë çështje të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar me SHBA-në, një nga partnerët kryesorë strategjikë të vendit.
Dialogu strategjik SHBA–Maqedonia e Veriut përfshin fusha kyçe si siguria, ekonomia, teknologjia dhe energjia, me qëllim forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit afatgjatë.
