NPK Tetovë ka zhvilluar një aksion për pastrimin e lumit Shkumbin dhe hapësirave përreth tij.
Gjatë aksionit është bërë mbledhja e mbeturinave, kositja e kullosës dhe mirëmbajtja e zonave përgjatë lumit.
Në terren ishte drejtori i NPK Tetovë, dr. Samet Bislimi, ndërsa ekipit iu bashkua edhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Sipas NPK-së, aksioni është pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe krijimin e një ambienti më të pastër për qytetarët.
Bashkë për një Tetovë më të pastër!
