Më 06.04.2026, rreth orës 13:00, në SPB Shkup është denoncuar një rast sulmi fizik ndaj një 42-vjeçari, i punësuar si kontrollor i biletave në JSP Shkup.
Sipas denoncimit, rreth orës 08:20, ai është sulmuar në dy raste nga personi O.A. (61) dhe dy persona të tjerë. Fillimisht, kontrollori e ka kapur O.A. pa biletë, i cili më pas e ka kërcënuar, e ka nxjerrë nga autobusi dhe e ka sulmuar fizikisht.
Ngjarja ka vazhduar edhe më pas, pasi kontrollori ka hyrë në një autobus tjetër, por në një stacion tjetër është sulmuar sërish nga i njëjti person, këtë herë i shoqëruar nga dy persona të tjerë.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
