Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar më 17 shtator, rreth orës 11:30, në rrugën “15 Korpus” në Ohër.
Sipas policisë, një 67-vjeçar nga Ohri ka humbur kontrollin mbi mopedin që drejtonte dhe është rrëzuar në rrugë.
Fatkeqësisht, nga plagët e marra, ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekja është konstatuar nga një ekip i Mjekësisë së Shpejtë.
