Shqiptarja Herolinda Ramadani është përzgjedhur për të përfituar bursën shtetërore turke Türkiye Scholarships (YTB) 2026, për të ndjekur studimet Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Marmara në Stamboll.
Ajo arriti të kalojë me sukses procesin e aplikimit dhe intervistimit, në një program ku këtë vit konkurruan rreth 200 mijë aplikantë nga 164 shtete. Vetëm rreth 5 mijë kandidatë u përzgjodhën për bursë.
Përpara nisjes së Masterit, Ramadani do të ndjekë edhe programin e gjuhës turke, si pjesë e bursës.
Ajo ka përfunduar Bachelorin në Studime Evropiane dhe Ndërkombëtare në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, me një mesatare prej 9.07/10.
Gjatë viteve të fundit, Herolinda Ramadani ka qenë e angazhuar në institucione publike, projekte dhe iniciativa që lidhen me politikat publike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
