Një aksion i gjerë policor kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës është zhvilluar sot në disa qytete të Maqedonia e Veriut.
Sipas raportimeve jozyrtare nga Kurir.mk, operacioni është ndërmarrë nga Ministria e Punëve të Brendshme – Byroja e Sigurisë Publike, në bashkëpunim me Departamentin për Krim të Organizuar dhe forcat speciale të policisë, në koordinim me Prokurorinë për Krim të Organizuar.
Aksioni po zhvillohet në Shkup, Shtip,Strumicë dhe në fshatin Gërçec.
Sipas informacioneve fillestare, nën hetim është një rrjet kriminal i lidhur me tregtinë e paligjshme të kokainës. Janë kryer kontrolle në rreth 15 lokacione dhe janë arrestuar disa persona.
Jozyrtarisht, në mesin e të ndaluarve përmenden edhe emra të njohur në qarqet kriminale, përfshirë Pokrajçevaliev, Bojadziski, Kocev dhe një person me nofkën “Demi”.
