Cardi B me simbolin shqiptar, Kevi Kodra publikon momentin special

Ylli amerikan i muzikës, Cardi B, ka bërë bujë në rrjetet sociale pas një momenti simbolik me shqiponjën dykrenare shqiptare.

Këngëtarja është fotografuar duke formuar simbolin kombëtar shqiptar me duar, së bashku me grimerin me origjinë shqiptare Kevi Kodra, i cili ushtron profesionin në Los Angeles.

Fotografia është publikuar nga vetë Kodra në rrjetet sociale dhe ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve shqiptarë të artistes.

Sipas grimerit, gjatë këtij momenti Cardi B ka folur me simpati për shqiptarët, duke përmendur edhe faktin se është rritur mes tyre.

“Shqiptarët me të cilët jam rritur ishin shumë gangsterë”, raportohet të ketë thënë artistja.

Pozimi me shqiponjën ka ngjallur reagime të shumta pozitive nga fansat shqiptarë, të cilët kanë shpërndarë pamjet dhe kanë komentuar gjestin e artistes amerikane.

Ky moment rikthen edhe një herë në vëmendje lidhjet e Cardi B me komunitetin shqiptar në SHBA dhe bashkëpunimet e saj të mëparshme me figura shqiptare të industrisë së bukurisë dhe modës.