Një detaj i veçantë është vënë re së fundmi në Barcelonë, ku futbollisti Karim Adeyemi është fotografuar duke mbërritur në qendrën stërvitore të klubit me një veturë që kishte targa të Kosovës, përcjell AlbTime
Vëmendjen e ka tërhequr veçanërisht kodi “05” në targat e automjetit, i cili lidhet me rajonin e Ferizajt.
Fotografitë dhe pamjet e veturës kanë qarkulluar në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta, veçanërisht nga shqiptarët. Shumë prej tyre e kanë pritur me humor këtë detaj, duke e cilësuar Adeyemin si një futbollist “të shqiptarizuar”.
Kështu, një detaj me prejardhje nga Kosova ka përfunduar në një nga qendrat më të njohura të futbollit evropian, duke tërhequr vëmendjen e fansave në rrjetet sociale./AlbTime.info
