Dyshohet se sulmoi bashkëshorten dhe djalin e mitur, arrestohet 48-vjeçari

Një 48-vjeçar nga Kumanova është privuar nga liria pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në shtëpinë familjare rreth mesnatës. I dyshuari fillimisht dyshohet se ka tentuar të sulmojë fizikisht bashkëshorten e tij 48-vjeçare, ndërsa më pas ka sulmuar edhe djalin e tyre të mitur.

Zyrtarët policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria Z.N. rreth orës 00:15 më 27 gusht.

Policia po e dokumenton rastin, ndërsa pas përfundimit të procedurave ndaj 48-vjeçarit do të ngrihet kallëzim përkatës.