BDI ka reaguar ndaj njoftimeve për vazhdimin e projektit të autostradës Shkup–Bllacë, duke akuzuar VLEN-in se po e paraqet si sukses një projekt që, sipas tyre, ishte përfunduar dhe tenderuar nga qeveria e kaluar.
Nga BDI pretendojnë se projekti i autostradës prej rreth 10 kilometrash ishte përfunduar më 2 maj 2023 dhe ishte tenderuar po atë vit me vlerë rreth 183 milionë euro.
Sipas tyre, pas më shumë se dy vitesh vonesë, i njëjti projekt do të realizohet për rreth 210 milionë euro, ose afërsisht 21 milionë euro për kilometër.
BDI pretendon se traseja dhe projekti nuk kanë ndryshuar, ndërsa ndryshimi kryesor është kostoja, e cila, sipas tyre, është rritur me rreth 30 milionë euro.
Partia opozitare kërkon nga VLEN-i të sqarojë pse projekti është vonuar dhe përse kostoja e tij është rritur, duke e cilësuar këtë si pasojë të, siç thonë, “paaftësisë dhe keqmenaxhimit”.
“Dy vite vonesë, 30 milionë euro më shtrenjtë dhe asnjë ndryshim në projekt”, thuhet në reagimin e BDI-së.
