Një 62-vjeçar nga fshati Rusinovë është privuar nga liria në Berovë pasi ka shkaktuar një aksident duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.
Sipas MPB-së, ngjarja ka ndodhur më 19 gusht rreth orës 17:40. Drejtuesi i një automjeti “Ford” është përplasur me një automjet të parkuar dhe më pas edhe me gardhin e një shtëpie.
Gjatë kontrollit të kryer nga policia është konstatuar se 62-vjeçari kishte 2.62 promilë alkool në gjak.
Në vendin e ngjarjes është kryer këqyrja, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë, ndaj tij do të vijojë procedura përkatëse.
