Pavarësisht se Bashkimi Evropian e ka shpallur zgjerimin si një nga prioritetet e tij strategjike, Maqedonia e Veriut vazhdon të mbetet e bllokuar në procesin e integrimit evropian.
Analisti amerikan Luke Zahner vlerëson se pengesa kryesore nuk lidhet me reformat e vendit, por me mungesën e një qëndrimi të përbashkët brenda Bashkimit Evropian, ku mosmarrëveshjet dypalëshe mes shteteve anëtare po ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e zgjerimit.
Ai rikujtoi se edhe komisionerja evropiane Marta Kos ka vlerësuar publikisht përparimin e Maqedonisë së Veriut në zbatimin e reformave, duke theksuar se kjo është reflektuar edhe përmes mbështetjes financiare të ofruar nga Bashkimi Evropian.
