Pas suksesit të “SiR”, Gjesti paralajmëron surprizën e re për verën!

Këngëtari i dashur për publikun, Gjesti, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa momente nga përditshmëria e tij e fundit, duke zbuluar se ka qenë i fokusuar te pushimet dhe relaksi gjatë muajit të kaluar.

Përmes një postimi, ai ka lënë të kuptohet se është duke kuruar një projekt të ri muzikor për këtë stinë. “Jeta ime që një muaj kështu ka qenë. Më është dashur një pushim që ta lëshoj komplet n’ler. E di që jeni tu e prit një bombë prej meje në këtë verë. Po keni durim edhe pak se kam diçka për ju. Besoj Besartit”, ka shkruar ai, duke ngjallur kureshtjen e ndjekësve, transmeton Zhurnal.mk.

Edhe pse detajet e projektit mbeten ende surprizë, pritshmëritë e publikut janë të larta, sidomos pas hiteve të korra nga albumi i tij i fundit “SiR”, i sjellë në muajin maj në bashkëpunim me DJ Gimbon, i cili arriti të bëhej viral dhe të mblidhte miliona klikime.