Aksident i rëndë gjatë punimeve në Gostivar, lëndohet drejtuesi i ekskavatorit

Një aksident në vendin e punës është regjistruar në Gostivar, ku një ekskavator është përmbysur gjatë kryerjes së punimeve.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i ekskavatorit, S.A. (38) nga Çegrani, ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Ai është transportuar për trajtim në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup.