Fifi merr vëmendjen me fotografitë e reja nga pushimet

Fifi po shijon pushimet verore dhe vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit momente nga ditët e saj të relaksit.

Artistja ka publikuar disa fotografi ku shfaqet me bikini, duke vënë në pah transformimin e saj fizik pas humbjes së shumë kilogramëve.

Me buzëqeshje dhe plot vetëbesim, Fifi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen e saj, ndërsa komentet pozitive për pamjen e re nuk kanë munguar.

Gjatë pushimeve, këngëtarja vazhdon të ndajë fotografi dhe video nga destinacioni ku po qëndron, duke i mbajtur fansat pranë përmes postimeve të saj në rrjetet sociale.