Qytetarët dhe turistët që vizitojnë Kanionin e Matkës tashmë kanë në dispozicion internet publik falas, falë një projekti të realizuar në Komunën e Sarajit.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Muhamet Elmazi, i cili theksoi se projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, ndërsa zbatohet nga GIZ në kuadër të programit EU4Digital.
Komuna e Sarajit është një nga 500 komunat përfituese të rrjetit WiFi4WB, një iniciativë e bazuar në modelin evropian WiFi4EU, që synon zgjerimin e qasjes falas në internet publik në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Falë këtij investimi, vizitorët e Kanionit të Matkës mund të lidhen pa pagesë me një rrjet të sigurt interneti, ndërsa komuna synon të përmirësojë shërbimet publike, përvojën turistike dhe lidhjen digjitale të komunitetit.
