Artistja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha ka performuar në një koncert madhështor në Rabat të Marokut, ku u prit nga mijëra fansa në kuadër të festivalit OLM Souissi.
Këngëtarja solli në skenë këngë nga albumi i saj më i ri “Dirty Blonde”, duke e shoqëruar performancën me disa nga hitet më të njohura të karrierës së saj, të cilat e kanë konsoliduar si një nga emrat më të suksesshëm në skenën ndërkombëtare.
Publiku maroken e ka pritur me entuziazëm të madh, duke e shoqëruar gjatë gjithë mbrëmjes me duartrokitje dhe ovacione, në një atmosferë të zjarrtë festivali që u shndërrua në një spektakël muzikor.
