Kasami: Brenda 2 muajsh zgjidhet çështja e emrave të rrugëve në Tetovë

Problemi shumëvjeçar me emrat e rrugëve në Tetovë pritet të marrë zgjidhje brenda dy muajsh. Kështu ka deklaruar kryetari i komunës, Bilall Kasami, duke bërë të ditur se bëhet fjalë për mbi 300 rrugë dhe më shumë se 1000 propozime që po shqyrtohen nga komisioni për riemërtim.

Sipas tij, për shkak të presionit të madh publik, komisioni po punon me kujdes të shtuar dhe çdo vendim do të merret në përputhje me ligjin.

Kasami theksoi se emrat ekzistues të rrugëve nuk pritet të ndryshohen, por do të emërtohen ato që aktualisht janë pa emra ose të shënuara vetëm me numra, me qëllim shmangien e konfuzionit për qytetarët.

Propozimi përfundimtar do të duhet të miratohet nga Këshilli i Komunës së Tetovës me shumicë votash, ku do të nevojiten edhe votat e VMRO-DPMNE. Komisioni nuk përfshin emërtimin e institucioneve arsimore si shkollat fillore dhe të mesme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *