Emri i Vjosa Pllana është rikthyer sërish në vëmendjen e mediave rozë, pas spekulimeve se ajo mund të ketë nisur një romancë të re.
Sipas raportimeve, pas ndarjes nga reperi Unikkatil, Vjosa është parë në shoqërinë e një mashkulli tjetër, çka ka nxitur menjëherë aludime për një lidhje të re dashurie.
Burime të ndryshme bëjnë të ditur se ajo është fotografuar në një veturë pranë personit në fjalë, megjithatë deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga vetë ajo apo nga personi i përfshirë.
Identiteti i mashkullit mbetet ende i panjohur, ndërsa pritet të shihet nëse palët do të reagojnë apo do të sqarojnë situatën.

