Një ribashkim i papritur mes Don Xhoni dhe Meriton Mjekiqi ka ngjallur menjëherë reagime në rrjet.
Pas pesë vitesh, dyshja është shfaqur sërish së bashku në disa video të publikuara nga reperi, ku duken duke kaluar momente të këndshme brenda makinës së tij.
Por vëmendje kanë tërhequr edhe personazhet e tjerë që janë shfaqur në videot e Don Xhonit. Mes tyre janë Elijona Binakaj, Gani Geci dhe Vedat Bajrami, duke shtuar kureshtjen e publikut për atë që artisti mund të ketë në përgatitje.
Ribashkimi me Meritonin ka edhe një domethënie të veçantë, pasi pikërisht në emisionin e tij, në vitin 2020, Don Xhoni u bë viral me freestyle-in që i hapi rrugën suksesit.
Fansat besojnë se këto paraqitje nuk janë rastësore dhe mund të jenë një paralajmërim për një projekt të ri që pritet të publikohet së shpejti.

