Beniada Nishani vazhdon të jetë një nga personazhet më të ndjekura në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria dhe pushimet e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi nga plazhi, ku shfaqet duke shijuar ditët e verës dhe duke vënë në pah format e saj elegante.
Modelja e shoqëroi postimin me një mbishkrim plot humor: “Më ka rënë dielli në kokë.”
Edhe këtë herë, Beniada arriti të tërheqë vëmendjen e ndjekësve, të cilët e vlerësuan me mijëra pëlqime dhe komente pozitive.

