Incident në Tetovë, dëmtohet një veturë gjatë përplasjes së të miturve

Një incident është regjistruar mbrëmjen e 26 qershorit në Tetovë, ku policia ka ndërhyrë për të parandaluar një përplasje mes dy grupeve të të miturve.

Sipas policisë, rreth orës 23:15, në udhëkryqin e rrugëve “Iliria” dhe “Jane Sandanski”, zyrtarët policorë kanë vërejtur një grup më të madh të miturish që po tentonin të përlesheshin me një grup tjetër. Pas ndërhyrjes së policisë, grupet janë shpërndarë, ndërsa dy të mitur janë ndaluar.

Ndërkohë, një 43-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se gjatë incidentit i është dëmtuar automjeti i tipit Audi me sende të forta, të cilat dyshohet se janë hedhur nga grupi i të miturve.

Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.