Futbollisti Mats Grotenbreg ndërron jetë tragjikisht në moshën 28-vjeçare

Futbollisti holandez dhe ish-pjesëmarrës i reality show-t, Mats Grotenbreg, ka humbur jetën në moshën 28-vjeçare pas një aksidenti të rëndë në ujë.

Sipas mediave ndërkombëtare, ai ishte duke notuar në Middelaar të Holandës kur u godit nga një varkë. Autoritetet lokale kanë konfirmuar se një person i dyshuar është arrestuar lidhur me ngjarjen, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Grotenbreg ishte bërë i njohur për momentet e tij në futboll, sidomos pasi kishte shënuar golin vendimtar për USV Hercules ndaj Ajax në Kupën e Holandës në sezonin 2024–2025.

Përveç karrierës sportive, ai kishte marrë pjesë edhe në versionin holandez të “The Bachelorette”, duke u bërë i njohur edhe në televizion.

Në karrierën e tij si futbollist, ai ishte rritur në akademitë e PSV Eindhoven dhe Vitesse, ndërsa së fundmi aktivizohej në kategoritë e ulëta të futbollit holandez.