Durmishi: Tetovarët treguan pjekuri, nuk ranë pre e provokimeve politike

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka reaguar pas protestës së mbajtur në Tetovë, duke vlerësuar qetësinë dhe pjekurinë e qytetarëve.

Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se tetovarët nuk ranë pre e provokimeve dhe as, sipas tij, e përpjekjeve për ta përdorur qytetin për interesa politike.

“Tetovarët nuk ranë pre e provokimeve, as tentimit që dikush të shpërlahet për një problem që vetë e ka gatuar. Ata që e shkatërruan Tetovën, e lanë në baltë dhe e sollën buzë dështimit total, sot morën përgjigjen më të qartë nga vetë tetovarët”, ka shkruar Durmishi.

Sipas tij, pjesëmarrja e ulët në protestë tregoi se Tetova nuk pranon të përdoret për, siç u shpreh ai, “lojëra të errëta politike”.

“E drejta për protestë respektohet gjithmonë. Por Tetova nuk pranon të përdoret për lojëra të errëta politike. Faleminderit tetovarëve për qetësinë dhe dinjitetin”, përfundoi Durmishi.