Sunny Hill Festival rikthehet me emra gjigantë, Katy Perry kryeson listën e artistëve

Më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht do të mbahet edicioni i sivjetmë i Sunny Hill Festival, i cili pritet të sjellë tri net të mbushura me muzikë, energji dhe performanca spektakolare.

Festivali do të zhvillohet në Bërnicë të Poshtme, pranë Prishtinës, në hapësirën e dedikuar për këtë ngjarje, ku mijëra adhurues të muzikës do të kenë mundësinë të ndjekin nga afër artistë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë.

Një nga emrat më të mëdhenj të konfirmuar është superylli amerikan Katy Perry, e cila pritet të performojë hitet e saj më të njohura.

Përveç saj, në skenën e Sunny Hill do të ngjiten edhe Martin Garrix, Pawsa, Seth Troxler, Adam Port, Rampa, Manifest, Carlita dhe Dhurata Dora, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se në ditët në vijim do të zbulohen edhe emra të tjerë.

Biletat për festivalin tashmë janë në shitje, ndërsa interesimi për edicionin e këtij viti vazhdon të jetë i madh sunnyhillfestival.com.