Pesë të arrestuar pas një konflikti familjar në Tetovë

Pesë persona janë arrestuar pas një përleshjeje fizike mes anëtarëve të dy familjeve që jetojnë në të njëjtën shtëpi në Tetovë.

Sipas policisë, konflikti nisi me një debat verbal, i cili më pas eskaloi në dhunë fizike.

Gjatë incidentit, 42-vjeçari me inicialet Sh.I. dyshohet se ka sulmuar me një send metalik tre të afërm të tij, duke u shkaktuar lëndime trupore.

Policia ka arrestuar pesë persona të përfshirë në ngjarje, ndërsa po ndërmerren veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të rastit.