Greta dhe Ono, një nga çiftet më të komentuara që u krijuan gjatë edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania, po vazhdojnë të shijojnë historinë e tyre të dashurisë edhe jashtë shtëpisë më të famshme në vend.
Së fundmi, dyshja ka zgjedhur të kalojë disa ditë pushimi së bashku, duke ndarë me ndjekësit momente të veçanta nga arratisja e tyre romantike. Në postimet e publikuara në rrjetet sociale, Greta dhe Ono shfaqen të lumtur dhe të afërt me njëri-tjetrin.
Një nga pamjet që ka tërhequr më shumë vëmendje është ajo ku çifti shkëmben një puthje romantike, duke dëshmuar se lidhja e tyre po vazhdon të forcohet edhe pas përfundimit të spektaklit.
Me buzëqeshje dhe momente të mbushura me dashuri, Greta dhe Ono po shijojnë në maksimum kohën së bashku, ndërsa fansat vazhdojnë t’i mbështesin dhe të ndjekin çdo hap të historisë së tyre.
