Influencuesja Majlinda Zeka ka ndarë sërish me ndjekësit e saj një moment emocional, duke kujtuar të atin e ndjerë përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale.
Në postimin e saj, ajo ka shprehur mallin dhe dhimbjen që vazhdon të ndiejë pas humbjes së babait, duke shkruar: “Miss you Dad… not a day goes by without thinking of you. Forever in my heart” (“Më mungon, babi… nuk kalon asnjë ditë pa të menduar. Përgjithmonë në zemrën time”).
Edhe pse kanë kaluar disa muaj nga ndarja e tij nga jeta, duket se mungesa e të atit vazhdon të jetë një plagë e hapur për Majlindën. Mesazhi i saj ka prekur shumë ndjekës, të cilët i kanë shprehur mbështetje dhe ngushëllime në komentet e postimit.
Ky dedikim është një tjetër dëshmi e lidhjes së fortë që ajo kishte me babanë e saj dhe e dashurisë që vazhdon të mbajë gjallë në kujtimet e saj.

