Pas katër ditësh nga zhdukja dhe disa ditësh kërkimesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i vogëlushit pesëvjeçar shqiptar Tian Rahimi.
Sipas burimeve të angazhuara në operacionin e kërkimit, lajmi është konfirmuar pas një aksidenti tragjik që ndodhi në lumin Reuss pranë lokalitetit Muhlau, ku familja e tij ishte përfshirë në një incident me gomone.
Sipas raportimeve, prindërit dhe motra e tij 7-vjeçare arritën të notojnë deri në breg, ndërsa Tiani u zhduk në ujë në momentin e aksidentit.
Operacioni i kërkimit ka qenë i gjerë dhe intensiv, me pjesëmarrjen e policisë, zjarrfikësve, zhytësve, dronëve, anijeve patrulluese dhe një helikopteri shpëtimi.
Tragjedia ka prekur thellë komunitetin shqiptar dhe jo vetëm, duke lënë pas një dhimbje të madhe për familjen dhe të afërmit.
