Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot një takim me ushtruesen e detyrës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Nicole Varnes.
Sipas Ahmetit, gjatë takimit është zhvilluar një bisedë e hapur dhe konstruktive për çështje me interes të përbashkët, me fokus te sundimi i ligjit, ruajtja e marrëdhënieve të mira ndëretnike, si dhe zhvillimet aktuale që lidhen me paqen dhe stabilitetin global.
Ahmeti ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj vlerave demokratike, integrimit euroatlantik dhe perspektivës së vendit, duke theksuar se partneriteti mes dy vendeve do të vazhdojë të forcohet në funksion të paqes, stabilitetit dhe një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët.
