Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në plazhin e Durrësit, ku një 11-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën duke u larë në det.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13 të Durrësit, ku gjatë kohës që i mituri po lahej në det, dyshohet se është mbytur aksidentalisht.
Menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes së të miturit me banim në Tiranë.
Ngjarja ka tronditur familjarët dhe opinionin publik, ndërsa autoritetet u bëjnë apel qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë frekuentimit të plazheve dhe larjes në det.
