Një 73-vjeçar gjendet pa shenja jete në Tetovë

Një person i moshuar është gjetur i vdekur në një shtëpi në Tetovë mbrëmjen e së mërkurës, në orën 21:05, bëjnë të ditur nga SPB Tetovë.

Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për Z.M. (73) nga Tetova, i cili është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Në vendngjarje ka dalë menjëherë mjeku, i cili ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim përcaktimin e shkaqeve të sakta të vdekjes.

Hetimet dhe ekspertiza në vendin e ngjarjes janë kryer nga prokurori publik së bashku me ekipin e SPB Tetovë.