Arrestohen 11 persona në Shkup, policia sekuestron substanca të paligjshme

Njëmbëdhjetë persona janë arrestuar nga policia në lokacione të ndryshme të Shkupit, pasi gjatë kontrolleve tek ta janë gjetur dhe sekuestruar lloje të ndryshme të substancave narkotike.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të arrestuarit janë të moshave nga 19 deri në 48 vjeç dhe janë nga Shkupi dhe Tetova.

Gjatë kontrolleve policore janë gjetur dhe konfiskuar substancë e bardhë pluhur, substancë e bardhë në formë kokrrizash, si dhe marihuanë.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionet policore, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse dhe do të ndërmerren procedurat e mëtejshme ligjore.

Autoritetet theksojnë se kontrollet dhe aktivitetet për luftimin e tregtisë së paligjshme me narkotikë do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.