Ish-konkurrentët e “Ferma VIP 3”, Vanesa Sono dhe Adion Puka, kanë sjellë për publikun projektin e tyre më të ri muzikor.
Kënga mban titullin “Amore” dhe është publikuar e shoqëruar me videoklip në platformat muzikore.
Dy artistët kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në krijimin e projektit, duke realizuar vetë tekstin dhe muzikën, ndërsa për producimin është përkujdesur Riste Shandarov.
Miksimi dhe masterizimi i këngës janë realizuar nga Boban Apostolov, ndërsa videoklipi është punuar nga ekipi i Magic Pro.
Ky bashkëpunim vjen pas pjesëmarrjes së Vanesës dhe Adionit në spektaklin “Ferma VIP 3”, ku të dy fituan vëmendjen e publikut.
