Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka shprehur mbështetjen e saj për Bebe Rexhën pas publikimit të albumit më të ri të artistes shqiptaro-amerikane.
Vetëm pak kohë pasi Dirty Blonde u publikua në platformat muzikore, Rita ndau në profilin e saj në Instagram kopertinën e albumit, duke e promovuar atë para miliona ndjekësve të saj.
Ky projekt ka një rëndësi të veçantë për Bebe Rexhën, pasi është albumi i parë që ajo publikon si artiste e pavarur, pas përfundimit të bashkëpunimit me kompaninë e saj të mëparshme diskografike.
Mbështetja e Ritës u mirëprit nga fansat, të cilët e konsideruan veprimin si një dëshmi të respektit dhe solidaritetit mes dy artisteve shqiptare që kanë arritur sukses të madh në tregun ndërkombëtar.
Me albumin Dirty Blonde, Bebe Rexha sjell një anë më personale të krijimtarisë së saj, duke kombinuar stile të ndryshme muzikore dhe duke reflektuar përvojat e saj gjatë viteve të fundit.

