Reagimi i Adelina Spahisë për Londrimin bëhet temë diskutimi në rrjet

Këngëtarja Adelina Spahija është bërë pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale pas një reagimi të saj lidhur me paraqitjen e fundit të Londrimit, fituesit të “Big Brother VIP Kosova”.

Përmes një komenti publik, ajo ka shprehur pakënaqësinë ndaj stilit të veshjes së tij, duke shkruar:

“Pse po i doket mirë me u vesh si grua? Kush e paska marrë në qafë djalin me këtë veshje?”

Deklarata e këngëtares ka shkaktuar reagime të ndryshme mes ndjekësve. Disa e kanë mbështetur qëndrimin e saj, ndërsa të tjerë kanë mbrojtur të drejtën e secilit për të zgjedhur stilin e vet të veshjes dhe mënyrën e paraqitjes.

Komenti i Spahisë është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke hapur debat mbi modën, shprehjen personale dhe kufijtë e kritikës publike ndaj figurave të njohura.

Ndërkohë, Londrimi nuk ka reaguar ende publikisht lidhur me komentet që kanë qarkulluar për paraqitjen e tij.