Raportohet sulm fizik ndaj një të mituri para shtëpisë së ARM-së

Një rast i dhunës ndaj të mituri është raportuar në Tetovë, ku një prind ka denoncuar në polici se djali i tij është sulmuar fizikisht në qendër të qytetit.

Sipas njoftimit policor, më 08.06.2026, në orën 16:50, D.A. (45) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 16:00, në rrugën “Boris Kidriç”, para Shtëpisë së ARM-së, djali i tij i mitur është sulmuar nga një person tjetër.

Sipas kallëzimit, autori i dyshuar është gjithashtu i mitur, rreth 12 vjeç, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Policia ka konfirmuar se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, si dhe për identifikimin e autorit të dyshuar dhe rrethanave të incidentit.