Përplasje në rrjet: Dea Mishel i kundërpërgjigjet Ramës, deputetja i shkruan në privat

Një deklaratë e kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi në Elbasan ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi ai ironizoi disa influencues që kanë shprehur mbështetje për protestat kundër projekteve në Zvërnec.

Mes reagimeve më të forta ishte ai i Dea Mishel, e cila doli në mbrojtje të influencueseve të përfshira në debat. Ajo i cilësoi ato si vajza të arsimuara dhe të artikuluara, ndërsa kritikoi kryeministrin për figurat që përfaqësojnë mazhorancën në institucione.

Në reagimin e saj publik, Dea përdori tone të ashpra ndaj deputetes Zegjine Çaushi, duke vënë në pikëpyetje aftësitë dhe paraqitjen e saj në politikë.

Debati më pas u zhvendos në komunikimet private, ku sipas Deas, deputetja i ka dërguar mesazhe dhe fotografi nga periudha kur ajo ishte pjesë e Big Brother VIP.

Sipas pretendimeve të publikuara nga Dea, në bisedat private ka pasur edhe fjalë fyese, duke e përshkallëzuar më tej përplasjen mes tyre.

Kjo situatë ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit po komentojnë si deklaratat publike, ashtu edhe komunikimet që janë bërë pjesë e debatit virtual.